Lexoni sot, 13 prill 2018, në gazetën e përditshme "Albanian Free Press"

Lexoni sot, 13 prill 2018, në gazetën e përditshme "Albanian Free Press"
NEGOCIATAT, PSE BE KËRKON TË HAPEN DYERT E BURGUT

Dita e nesërme 17 prill pritet të futet në histori, si data kur Shqipërisë iu hap drita jeshile për fillimin e udhëtimit zyrtar drejt anëtarësimit në BE. Analisti i “Albanian Free Press”, Eduard Zaloshnja, evidenton rëndësinë e madhe që ky zhvillim ka jo vetëm për politikën shqiptare, por edhe për ekonominë. Analizon se çfarë do të ndodhë me Prodhimin e Brendshëm Bruto, pas gjallërimit që i bënë projektet e mëdha ndërkombëtare si TAP dhe Devolli. Pse tani nevojitet një injeksion i fuqishëm i investimeve të reja dhe si lidhen ato me negociatat. Cilat janë dritëhijet e investimit turk në aeroportin e Vlorës dhe kush do të jetë fati i 1 miliard euro nga të famshmet PPP. Dhe pse pakti me Greqinë e reforma në drejtësi, janë kyç për integrimin, përfshirë burgun ndaj politikanëve dhe zyrtarëve të lartë shqiptarë

3

 

FAKTI I DITËS

NDOTJA NDËRTIMORE NGA TIRANA NË BREGDET

Nga PLATOR NESTURI

Fundjava në Tiranë është bërë e lodhshme. Ndoshta jo për jetën e natës, por familjet normale e ndjejnë peshën e ndotjes ndaj dhe pushimi i fundjavës është shndërruar gati në një ndëshkim. Heqja e memorandumit të ndërtimeve ka sjellë një bum pallatesh në zona të ndryshme që e kanë bërë jo vetëm më të zhurmshme por dhe më të pluhurosur. Po ti shtosh këtu dhe punimet e ndryshme të arnimeve të rrugëve e rrugicave që ishin lënë prej kohësh pas dore, si dhe punimet që vijojnë në qendër për Stadiumin e ri Kombëtar, e bëjnë situatën më të rënduar akoma. E parë në këtë sy, tymi që hidhet në parlament, duket shumë më ekologjik sesa pluhuri që thithin çdo ditë mushkëritë tona.

5

 

OPINION

RAKETAT VËNË NË PROVË EUROPËN

Nga FRROK ÇUPI

Raketat me precizion të lartë që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët  hodhën në Siri, vunë në  provë edhe kontinentin Europian. Më e pakta që mund të konsiderohet ndërhyrja e  sotme,  mund të emërtohet si “sulm me raketa”; më së shumti, mund të konsiderohet si “përpjekje dhe arritje diplomatike”. Zgjidhjet diplomatike në të tre kontinentet që u prekën nga “raketat”, janë lënda e ndryshimeve të mëdha që priten t’i ndodhë Perëndimit, duke u nisur nga organizmat e BE-së. Vjen edhe një herë në skenë paradigma e lëshuar nga gjenerali i Prusisë, Carl von Clauseëitz, në vitet 1830 se: “Lufta është vazhdim i politikës me mjete të tjera”.

4

 

“ANTENA JASHTË FAMILJES”

Flet shoku Ditmir Bushati: Unë po pashë ujë, tërbohem!

Flet shoku Flamur Noka: Ja, kush më tha të hidhja miell!

6

 

SHËNDETI

Pse duhet t’i vaksinoni fëmijët, ja sëmundjet që parandalohen

Shumë adoleshentë dhe individë të rritur, të cilët mund të preken nga sëmundje të ndryshme, nuk janë të vetëdijshëm për ato që kërcënojnë shëndetin e tyre, si dhe vaksinat e nevojshme për të siguruar mbrojtje të vazhdueshme

11

 

DOSIER EKSKLUZIV

Ç’do ndodhë në Jugosllavi pas Titos?! Pyetja e Enverit që mobilizoi policinë dhe ushtrinë

INTERVISTA/ Flet eksperti i trupave speciale, Hil Lushaku: “Si u ndërtuan mbi 36.000 qendra zjarri të fortifikuara dhe 3.264 pozicione zjarri të artilerisë së rëndë. “Qyteza e nëndheshme e Linzës” ishte një kryevepër fortifikuese

12-13

INTERVISTA

“Ju flet Tirana”, Elsa Xhai rrëfen 36 vitet në mikrofon: Kur dëgjuesit kujtojnë zërin tënd

Flet ish-gazetarja e mirënjohur e Radio Tiranës, pedagogia, aktivistja e spikatur dhe publicistja Elsa Xhai: Plot 36 vjet në radio! Para Vera Zhejit, Ruzhdi Pulahës, Nasi Lerës dhe Agron Çobanit jam ndjerë e vogël

10

INTERVISTA

Kapitenia e Vllaznisë, Bajrakurtaj: Pse futbolli për femra nuk më ka zhgënjyer

15

LEXONI GAZETËN E PLOTË DIGJITALE FALAS! 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: