Zbardhet ngjarja e një viti më parë, nusja helmoi vjehrrën me fotoksinë, 4 të arrestuar

Publicitet
Zbardhet ngjarja e një viti më parë, nusja helmoi vjehrrën me fotoksinë, 4 të arrestuar
Një vit më parë, vdekja e një 48-vjeçareje u raportua se erdhi nga shkaqe natyrale por tashmë ngjarja u zbardh.

Nusja u vu në prangam pasi akuzohet se ishte ajo që e helmoi vjerrën e saj me fotoksinë.

Ngjarja ka ndodhur në prill 2017 në Kamëz por asokohe vdekja e 48-vjeçares, Lirije Lami u raportua si vdekje natyrale.

Krahas arrestimit të nuses, Marjana Çmeta policia ka shoqëruar dhe katër persona për "moskallëzim krimi", mes tyre bashkëshortin e autores së dyshuar dhe vjehrrin.

Njoftimi i plotë i policisë:

Finalizohet operacioni "Heshtja e zgjatur". Në pranga katër shtetas

Nga Sektori i Hetimit te Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda, u finalizua me sukses operacioni "Heshtja e Zgjatur", si rezultat i të cilit u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe ekzekutimi i masave të sigurimit personal "arrest ne burg"  të lëshuara nga Gjykata për Krimet e Rënda për shtetasit:

  1. Marjana Cmeta, 21 vjeç, banuese në Tiran , për të cilën Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënies familjare“, parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal.2. Agim Lami, 50 vjeç, lindur e banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Moskallëzim krimi“ parashikuar nga neni 300/1  i Kodit Penal.
  2. Hysen Shehu 45 vjeç, banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Moskallëzim krimi“ parashikuar nga neni 300/1  i Kodit Penal.
  3. Arben Saliu , 41 vjeç, banues në Tiranë , për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Moskallëzim krimi“ parashikuar nga neni 300/1  i Kodit Penal.Ky operacion erdhi si rezultat i punës profesionale të pandërprerë duke vlerësuar maksimalisht informacionet e grumbulluara si dhe provat e administruara nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 30 Prill 2017 , në zonën e Ish -Frutikulturës, Kamëz, ku është gjetur e pajetë në banesën e saj shtetasja L.L, 48 vjeç, banuese në ish-Frutikulturë, Kamëz .

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se autore e dyshuar e vrasjes së kësaj shtetaseje, është shtetasja Marjana Cmeta, në atë kohë bashkëshortja e djalit të viktimës.

Shkak i vrasjes dyshohet të jenë mosmarrveshjet e shpeshta mes autores së dyshuar dhe viktimës .

Shtetasit e meposhtem :

Agim Lami (bashkëshorti i viktimës), Arben Saliu (kushëriri i Agimit ) dhe Hysen Shehu kanë qenë në dijeni të ngjarjes se ndodhur dhe autorsisë së saj, dhe nuk kanë kallëzuar pranë organeve kompetente duke fshehur ngjarjen .Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë për Krimet e Renda.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: