Tirana nis marshimin në Pogradec, Bylis “e kërcënon” nga Fieri

Publicitet
Tirana nis marshimin në Pogradec, Bylis “e kërcënon” nga Fieri
Tirana ka mposhtur pastër 3-0 Pogradecin, me bardheblutë që e kanë nisur në mënyrën e duhur fazën “Play-off”, në Grupin B.

Faza e tretë e Kategorisë së Parë që sapo ka nisur luhet me pesë të parat që pretendojnë Superioren dhe pesë të fundit që rrezikojnë rënien.

Tirana kishte dy pikë më shumë se Bylis, para këtij takimi.

Të besuarit e trajnerit brazilian, Ze Maria kaluan shumë shpejt në avantazh, pas 14 minutash lojë.  Ishte Ngoo ai që zhbllokoj rezultatin. Sulmuesi afrikan “i harruar” në zonën e skuadrës pogradecare e kishte të lehtë ta shtynte topin drejt rrjetës.

Dyfishimi erdhi nga këmbët e Greca, i cili pas një shpërqendrimi të mbrojtjes vendase realizoi golin e dytë. Grent Halili në minutat e fundit shënoi edhe golin e tretë duke vulosur fitoren.

Tirana ka ruajtur kreun pas fitores, por mbetet nën presionin e Bylis.

Ballshiotët fituan 1-0 në “Loni Papuçiu”, në fushë të Apolonisë, me gol të Maringlen Shoshit, vetëm katër minuta para se të mbyllej ndeshja.

Kategoria e Parë, Grupi B

Play-off

Tirana 26 pikë

Bylis 24 pikë

Apolonia 16 pikë

Pogradeci 14 pikë

Tomori 13 pikë

Play-out

Iliria 13 pikë

Shenkolli 12 pikë

Turbina 8 pikë

Shkumbini 8 pikë

Naftëtari 4 pikë

Shpërndajeni me miqtë tuaj: