Studimet te Shkencat Sociale, tre kushtet për shpalljen e fituesve të rinj

Publicitet
Studimet te Shkencat Sociale, tre kushtet për shpalljen e fituesve të rinj
Përzgjedhja e fituesve të rinj që do mund të vijojnë studimet e larta në një nga degët e Fakultetit të Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës për vitin akademik 2018-2019, do të përcaktohet nga vlerësimi i mesatares së gjimnazit, mesatares së tre provimeve të detyruara të Maturës 2018, si dhe nga mesatarja e provimit me zgjedhje.

Nota mesatare aritmetike e tri viteve të shkollimit përbën 50% të vlerësimit final që do të marrë maturanti, nota mesatare aritmetike e tri provimeve të maturës të detyrueshme gjuhë-letërsi, matematikë, gjuhë e huaj përbën 40 për qind të vlerësimit, ndërsa provimi me zgjedhje nga lista e lëndëve të miratuara përbën 10% të ndikimit në vlerësimin final që siguron maturanti.

Kurse sa i takon kriterit të tretë, sqarohet se lëndët që duhet të jepni si provim me zgjedhje janë: “qytetari, sociologji, filozofi, psikologji, histori nga kurrikula bërthamë ose e avancuar, gjeografi, biologji, ekonomi dhe teknologji (nga kurrikula bërthamë, ose e avancuar). Nëse maturanti jep dy provime me zgjedhje nga lista e detajuar, atëherë llogaritja bëhet duke marrë notën mesatare të tyre.

 

 

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: