Shqiptarët, më shumë meshkuj të papunë sesa femra

Publicitet
Shqiptarët, më shumë meshkuj të papunë sesa femra
Në Shqipëri, nëse duam të bëjmë një krahasim mes dy gjinive, sa i përket aspektit të punësimit, rezulton se janë pikërisht meshkujt ata që janë më të papunë se femrat. “Shkalla zyrtare e papunësisë për meshkujt është në nivelin prej 13.7% dhe për femrat është 12.9%”, cilëson anketa më e fundit e Institutit të Statistikave. Duke shtuar në tej se shkalla e papunësisë për femrat është konkretisht 0.8% më e ulët sesa për meshkujt.

Por ajo që bie në sy ndërkaq, është edhe paradoksi, se ndërsa femrat janë më të punësuara, ato rezyltojnë më pak të përfshira në forcat e punës si të tilla. “Për femrat, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është në nivelin prej 58.4%, ndërsa për meshkujt ky tregues është 76.4%”, cilësojnë ekspertët e INSTAT-it, lidhur me një shifër të tillë.

Duke vlerësuar se gjithsesi, ky tregues po vjen në rritje.

“Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2016, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për femrat është rritur me nivelin prej 0.8% dhe për meshkujt me 2.6%”, shtojnë më tej ekspertët e INSTAT-it.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: