Shpërthimi në dyqanin e celularëve, çfarë u zbulua prapa qepenave

Publicitet
Shpërthimi në dyqanin e celularëve, çfarë u zbulua prapa qepenave
Shpërthimi i djeshëm në dyqanin e celularëve pranë Institutit të Higjienës në Tiranë, duket se ka çuar policinë prapa një rrjeti të minave me telekomandë.

Policia tha se në dyqanin e 34-vjeçarit Gentian Hoxha ka gjetur 3 detonatorë, një lap top dhe disa celularë qe mendohet se “specialisti” Hoxha, do t’i montonte si objekte shpërthimi.

Bëhet fjalë për prodhime artizanale, por që shiten të paktën dy mijë euro për llogari të grupeve kriminale.

Pas shpërthimit, policia ushtroi edhe kontrolle në zonën e “Ali Demit”, me bindjen se kishte rënë në gjurmë të një grupi kriminal.

Ndërkohë, është arrestuar pronari i dyqanit të celularëve, Gentian Hoxha.

Shpërthimi në tavolinën e punës e plagosi rëndë 34-vjeçarin dhe i preu gishtat.

Në momentin e shpërthimit, ai kishte ulur edhe qepenat për të “punuar” në qetësi. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: