Shanset e Sevilla ndaj United, statistikat kundër

Publicitet
Shanset e Sevilla ndaj United, statistikat kundër
Të martën luhen dy ndeshjet e tjera. Manchester United pret të shtëpi Sevilla, pas barazimit pa gola 0-0 në Spanjë, dy javë më parë. Sevilla dominoi ndeshjen e parë, por dështoi të gjente rrugën e rrjetës.

Me të dhëna negative jashtë (1 fitore në 12 ndeshje) dhe me një mbrojtje që ka pësuar 12 gola në Champions League, Sevilla duhet të gjejë shanset e saj më të mira për kualifikimin. Mbrojtja e Manchester United ka pësuar vetëm 3 gola në 7 ndeshje të këtij sezoni në Champions League.

Djajtë e Kuq në drejtimin e Jose Mourinho, synojnë të arrijnë çerekfinalet për herë të 9-të në 12 sezonet e fundit. Vetëm 9 ekipe nga 21 që kanë barazuar në ndeshjet e para jashtë 0-0, kanë dështuar të kualifikohen në raundin tjetër të Champions.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: