Seria A/ Sot Inter-Napoli, në Firence homazhe për Astori, Djimsiti titullar

Publicitet
Seria A/ Sot Inter-Napoli, në Firence homazhe për Astori, Djimsiti titullar
Me mijëra qytetarë të Firences dhe Italisë i dhanë të enjten lamtumirën e fundit mbrojtësit dhe kapitenit të Fiorentinës, Davide Astori. Sot stadiumi kreu homazhet e fundit në nder të ish-kapitenit vjollcë.

Një banderolë e madhe, 80-100 metra, me mijëra flamuj në çdo vend të stadiumit ishin momente prekëse sot në stadiumin e Firencës, para nisjes së ndeshjes ndaj Beneventos.

Në radhët e Benevento aktivizohej titullar Berat Djimsiti, por mbeti në stol Ledian Memushaj.

Fiorentina e nisi ndeshjen më mirë dhe kali në avantazh me Hugo në 25’, ndërkohë që

Ndeshjet e javës së 27-të në Seria A, përveç tre takimeve të së shtunës, nuk u zhvilluan. Këtë fundjavë Seria A rikthehet me takimet e radhës. Ledian Memushaj parashikoi një atmosferë zie në “Franchi” të Firences. “Vdekja e Astori na ka tronditur të gjithëve. Ndaj Fiorentinës do të jetë një ndeshje e veçantë. Ishte e drejtë të ndaleshin ndeshjet e javës së kaluar pasi ngjarja tragjike ka goditur tërë botën e futbollit.”

Juventus ka një ndeshje më të lehtë në letër se Napoli, për t’u ngjitur në krye të Seria A. Napoli përballet me Inter, në një ndeshje që zikaltërve u ndalohet humbja. Bardhezinjtë aktualisht mbajnë vendin e dytë një pikë pas Napolit, por kanë edhe një ndeshje të prapambetur, ndaj Atalantës.

 

 Seria A - 9 mars

Roma – Torino                3-0

10 mars

Verona – Chievo              1-0

Sot

12:30 Fiorentina – Benev.

15:00 Bologna - Atalanta

15:00 Cagliari - Lazio

15:00 Crotone – Sampd.

15:00 Juve - Udinese

15:00 Sasuolo - SPAL

18:00 Genoa -  Milan

20:45 Inter - Napoli

Shpërndajeni me miqtë tuaj: