Sekuestrohen 500 kg kanabis në Tepelenë, arrestohet një person (emri)

Publicitet
Sekuestrohen 500 kg kanabis në Tepelenë, arrestohet një person (emri)
Një sasi prej gjysëm ton kanabisi është kapur mbrëmjen e sotme gjatë një aksioni në Tepelenë.

Sasia prej 500 kg kanabis është sekuestruar nga policia e Tepelenës gjatë finalizimit të një operacioni antidrogë në fshatin Kordhaj.

Për sasinë e drogës së kapur, mësohet se është arrestuar Zeman Kordhën, ndërsa një person tjetër është shpallur në kërkim.

Droga dyshohet se do trafikohej drejt Greqisë.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: