Rovena Stefa ngre dyshime te Kënga Magjike, “Elhaida më puthi, më përgëzoi... pastaj më vlerësoi 0”

Publicitet
Rovena Stefa ngre dyshime te Kënga Magjike, “Elhaida më puthi, më përgëzoi... pastaj më vlerësoi 0”
Pas 16 vitesh mungesë, këngëtarja e njohur shqiptare,

Rikthimi i këngëtares Rovena Stefa në skenë “Kënga Magjike 2017” duket se i la një shije edhe më të hidhur, sesa mungesa egjatë prej 16 vitesh.

Me këngën “Veç një jetë” ajo nuk ia doli të shkonte në finale.

Fituesi i festivalit, Kënga Magjike, funksionon me pikët që këngëtarët i japin njëri-tjetrit.

Rovena Stefa nuk mori mjaftueshëm pikë, aq sa 20 artistet pjesëmarrëse në natën finale.

Gjatë një interviste për ‘Thumb’ ajo the se vlerësimi është thjesht një hipokrizi.

Elhaida Dani tha se e kishte përqafuar duke e komplimentuar për performancën.

Por në fund Elhaida Dani nuk e kishte vlerësuar, madje e kishte votuar me zero pikë.

Dihet se Elhaida arriti deri në finale ku edhe mori vendin e dytë, ndërsa Anxhela Peristeri u shpall fituese. Edhe vetë Elhaida pati pakënaqësi, por a ndikojnë miqësitë mes këngëtarëve më tepër sesa performanca e tyre, në votim?

Rovena Stefa thekson se me këngëtaren Elhaida Dani “mund të takohemi kur të mbarojë ato koncertet shumë të famshme jashtë dhe ndoshta do të vijë prapë në ndonjë festival këtu tek ne. Mund të vijë të më puthë prapë përpara e të më thojë sa bukur ke kënduar dhe të më vlerësojë përsëri 0.”

“Të tjerët gënjehen nga kjo gjë, por unë nuk jam gënjyer nga puthjet e Elhaidës. Kënga ishte vërtet e mirë, ishte një nga këngët më të mira që unë e vlerësova”.

Rovena Stefa, megjithatë mori si shembull vetëm Elhaida Danin, ndërsa këngëtarja që ndodhet jashtë shtetit nuk ka reaguar.

“Po, kjo është e vërtetë. Përpara ne ishim ulur po pinim kafe, pas provave gjenerale. Ua sa bukur ke kënduar, sa bukur performanca, ishe e jashtëzakonshme prova dhe më përqafoi e unë e përqafova, i thashë faleminderit zemër. Kur pashë vlerësimin 0 pastaj. Hipokrizi e bukur thashë, prandaj këta u futkan se këtë bëjnë.”

Shpërndajeni me miqtë tuaj: