"Reklamë" për Beratin edhe nga Azia, një nga 7 qytetet më të bukur të Europës

Publicitet
"Reklamë" për Beratin edhe nga Azia, një nga 7 qytetet më të bukur të Europës
Vlerat historike të qyteteve shqiptare kanë bërë bujë edhe në Azinë e largët, teksa Beratin e vlerësojnë si një nga vendet më të bukura të Europës.

“Por, Europa është e pasur edhe me qytete unike dhe historike. Larg qyteteve të mëdha, atje gjen autenticitet”, shkruan faqja e njohur aziatike e turizmit micetimes.asia.com.

Në këtë këndvështrim kjo faqe e ka vlerësuar Beratin si një nga qytetet më të veçanta për sa i përket arkitekturës dhe pamjes mbreslënëse që të ofron

Shtatë qytetet e vogla më të bukur të Evropës sipas kësaj faqeje janë Berati, Hora (Greqi), Kob (Irlandë), Portovenere (Itali), Uzes (Francë), Alesund (Norvegji) dhe Rovinj (Kroaci).

“Berati njihet si qyteti i një mbi një dritareve. Dritaret dhe qepenat e shtëpive të Mangalemit të lënë pa frymë. Ia vlen të ecësh më këmbë dhe të takosh banorët, të cilët jetojnë ende në muret mesjetare dhe t’u gëzohesh pamjeve të minareve dhe të kishave në luginën e Osumit”, shkruan micetimes.asia.

“Kuzhina është e thjeshtë në Berat. Bli një shishe vere lokale, bukë të ngrohtë dhe eksploro qytetin e bukur. Dhe nëse jeni me fat, ju do të mund të shihni edhe një ceremoni shqiptare dasme”, thuhet në artikull.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: