Përmbytjet, situata alarmante në Shkodër, mbi 2000 ha tokë nën ujë

Publicitet
Përmbytjet, situata alarmante në Shkodër, mbi 2000 ha tokë nën ujë
Mbi 2050 ha sipërfaqja është përmbytur në qarkun e Shkodrës, ndërsa reshjet e shiut kanë vazhduar edhe sot në gjithë territorin duke e bërë edhe më të vështirë situatën.

Disa familje vijojnë të jenë të bllokuara nga uji, ndërsa paraqiten nevoja për bazë ushqimore për blegtorinë. Njësia vendore llogarit si emergjencë nevojën e 10 ton koncentrat dhe 10 ton bar i thatë.

Nga ana tjetër, duhet të merren masa për furnizim me klor për dizefektim për zonat e përmbytura pas tërheqjes së ujit.

Situata sipas njësive administrative:

Njësia Administrative Dajç

Janë mbi 560 ha tokë e përmbytur në këtë njësi administrative. Fshati Mushan (kënetë dhe argjinaturë) 200 ha, fshati Shirq 200 ha, fshati Suka-Dajç (kënetë) 60 ha, fshati Dajç (kënetë) 60 ha, fshati Darragjat 40 ha. Niveli i ujit ka pësuar rritje dhe ka tendencë rritjeje në mënyrë të vazhdueshme.Kalimi bëhet i mundur me mjete të larta.   Nga përmbytjet janë dëmtuar kultura të dyta foragjere, jonxhe, bimë dekorative dhe të tjera.  Në lagjen Zadrimë, në fshatin Shirq janë të bllokuara nga uji 17 familje dhe në fshatin Mushan 4 familje. Kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit afërsisht në 300 m gjatësi.

Njësia Administrative Ana e Malit

Në këtë njësi, situata vijon të jetë e përkeqësuar dhe paraqitet më e rënduar. Në Obot kalimi bëhet i mundur vetëm me varka. Niveli i ujit ka pësuar rritje dhe ka tendencë rritjeje në mënyrë të vazhdueshme. Mbi 1200 ha tokë janë të përmbytura: Fshati Muriqan 420 ha, fshati Oblikë 580 ha, fshati Obot 200 ha. Nga sipërfaqja e mësipërme, sipërfaqja e mbjellë me kultura bujqësore vlerësohet në 890 Ha.Ujësjellsi Oblika1, si pasojë e përmbytjeve, është jashtë funksionit. Bashkia Shkodër me anë të dy mjeteve autobotë ka bërë dhe po bën furnizimin e banorëve me ujë të pijshëm.

Njësia administrative Bërdicë

Mbi 170 ha tokë në këtë njësi administrative është e përmbytur.

Nën ujë janë 70 ha në fshatin Trush, Bërdicë e Madhe 50 ha, Bërdicë e Sipërme 50 ha. Niveli i ujit ka pësuar rritje dhe ka tendencë rritjeje në mënyrë të vazhdueshme.  Nga përmbytjet janë dëmtuar kultura të dyta foragjere, jonxhe, dhe të tjera.

Njësia Administrative Rrethina

Në Njësinë administrative Rrethina janë të përmbytura 120 Ha tokë e ndarë sipas fshatrave  si më poshtë. Në fshatin  Zues janë të përmbytura 70 Ha tokë nga të cilat 10 Ha ndodhen  poshtë fshatit Zues dhe 60 Ha tokë e këtij fshati në fushën e Oblikës. Nga këto janë Jonxhe+foragjere 40 Ha.

Edhe në zonën e Livadheve janë të përmbytura 50 ha. Ndodhen 6 shtëpi me prezencë uji rreth tyre.  Niveli i ujit ka pësuar rritje dhe ka tendencë rritjeje në mënyrë të vazhdueshme.

Njësia Administrative Gur i Zi

Në Njësinë Administrative Gur i Zi konstatohet fenomeni i erozionit në tokat bujqësore. Vazhdon gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës. Specialistët janë në terren, dhe po bëjnë vlerësimet e dëmeve të shkaktuara.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: