Lexoni sot, 13 mars 2018, në gazetën e përditshme "Albanian Free Press"

Publicitet
Lexoni sot, 13 mars 2018, në gazetën e përditshme "Albanian Free Press"
BOMBA ME SAHAT DHE SHPËRTHIME, TERROR NË SHQIPËRI?

Vetëm pak metra larg ambasadës amerikane, një shpërthim eksplozivi zbuloi dje faktin se në dyqanin e riparimit të celularëve prodhoheshin mina me telekomandim në distancë. Plagoset pronari i objektit, hetohen dy pista. Momente terrori dhe në Prrenjas, 51-vjeçari gjen granatë në makinë. Këto ngjarje të përsëritura, evidentojnë faktin se terrori nuk është vetëm fetar, sidomos kur shpesh, viktima janë qytetarë të rastësishëm. Opinionisti i “Albanian Free Press”, Plator Nesturi, në analizën e sotme, “Krimi dhe hapësirat ndaj terrorizmit”, ndalet te fakti që në vend ka një treg ku prodhohen dhe përdoren bomba, të cilat përdoren jo thjesht për akte kriminale për larje hesapesh, por shkaktojnë dëm më të madh edhe ndaj popullsisë civile. Si BE i ka lënë “detyrë shtëpie” Shqipërisë, pikërisht luftimin e kësaj dukurie shqetësuese dhe masat që duhen marrë për t’i vënë frena sa nuk është vonë

2-3/13

Në foto: Pamje pas shpërthimit të djeshëm në Tiranë

 

Vera e re në fuçinë e vjetër

XHAFAJ-RAMA, BETEJA E NXEHTË QË PO TRAZON QEVERINË

Nga ROLAND QAFOKU

I kishim harruar konfliktet brenda PS-së, si ato gjatë kohës së Fatos Nanos. Se këto të kohës së Edi Ramës, janë amatore, kur kujton përplasjet spektakolare, Nano-Meta, Majko-Meta, Nano-Rama, Rama-Meta, e të tjera e të tjera. Debatet e Ramës me Ben Blushin, ishin tamam si në ishullin e romanit të tij dhe kishte kohë që ne gazetarëve na kishte marrë malli për “një çikë sherr”. Por ja që rregulli se, e majta zien dhe gëlon nga energjitë e debateve, nuk u prish as në qeverinë e Ramës.

4/14

 

"ANTENA JASHTË FAMILJES"

Flet shoku Damian Gjiknuri: Si sh. Alfred Leli, bëri tapë me raki Taulant Ballën!

"Antena Jashtë Familjes" vjen sot me një lajm të mirë, që ka të bëjë me drejtuesin e opozitës, shokun Lul Basha. Ai në fundjavë ishte në zonën e nën Shkodrës, ku pa gjendjen e të përmbyturve. Themi lajm i mirë, pasi nuk ndodh shpesh që, shoku Luli të rrijë në vend, në fundjavë. I hypën avionit a makinës së tij, e ikën në Holandë.

E meqë ra llafi te makina. Siç e bëri të ditur edhe gazeta jonë, qëveria ka menduar të heqë nga qarkullimi, të gjitha makinat e prodhuara përpara vitit 2009.

Ne si rubrikë, për këtë çështje shkuam deri në Sarandë, për të pyetur dhe takuar ministrin e Transporteve. E gjetëm në krye të punës, teksa shikonte fillimin e ndërtimit të ...

ARSIM

Klasat e pesta provim në 25 maj, ja përmbajtja e testit

Testimi nuk do të vlerësohen me notë, por do të shihet niveli i dijeve të 11 vjeçarëve deri në atë nivel të shkollës

Në 25 maj, të gjithë nxënësit e klasave të 5-ta do të testohen. Provimi do të përfshijë 3 lëndë; atë të gjuhës shqipe, matematikës dhe lëndëve të tjera shkencore. Autoritetet e arsimit pohojnë se testim nuk do të jetë penalizues për përsëritjen e vitit për ata që do të marrin pikë minimale, por do të jetë një test për të parë nivelin e ciklit fillor.

 

SPORT

Barça-Çelsi, pushimi i rrallë dhe i justifikueshëm i Messi-t 

Champions League përcakton sot dhe nesër katër ekipet e tjera çerekfinaliste të këtij sezoni

Presidenti i PAOK futet me armë në fushë, dëshmia: E mban gjithnjë me vete

Futbollisti i Kombëtares shqiptare dhe i AEK, Astrit Ajdareviç tregon detaje nga incidenti

 

DOSSIER

(Vijon nga numri i kaluar)

“Si ia zgjidhja rrobat Enverit në Paris, çakmakët i donte prej floriri”

INTERVISTA/ Flet Hasan Luçi, ish-zbulues politik i Shqipërisë në Francë: Zënka me Sulo Gradecin, donte t’i firmosja faturën e një blerje që s’e kisha parë

LEXONI GAZETËN E PLOTË DIGJITALE FALAS! 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: