Kili miraton ligjin, krijohen nëntë rezerva detare të mbrojtura nga shteti

Kili miraton ligjin, krijohen nëntë rezerva detare të mbrojtura nga shteti
Kili ka miratuar një ligj të ri, që mbron ujërat përgjatë vijës bregdetare prej 6 mijë e 400 kilometrash.

Presidentja që përfundon këtë javë mandatin qeverisës, Michele Bachelet, nënshkroi dekretin, i cili krijon nëntë rezerva detare.

Presidentja tha se Kili duhet të vendoste bazën mbi të cilën do të ruante territorin e saj detar për të ardhmen.

Këtë vit Kili gjithashtu nënshkroi në ligj për krijimin dhe mbrojtjen e një rrjeti të gjerë të parqeve natyrore.

“Deti është jetik për zhvillimin tonë kombëtar”, tha presidentja Bachelet, teksa njoftonte firmosjen e ligjit.

Me ligjin e ri, sipërfaqja e detit të mbrojtur nga shteti rritet nga 4.3% që është aktualisht, në 42.4% dhe do të mbrojë jetën detare në rreth 1.4 milionë kilometra katrorë det. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: