Helmoi vjehrrën një vit më parë, hoxha filmoi rrëfimin e nuses teksa i "falej Allahut"

Publicitet
Helmoi vjehrrën një vit më parë, hoxha filmoi rrëfimin e nuses teksa i "falej Allahut"
Lidhur me ngjarjen e zbardhur mbas një viti ku u zbulua se nusja kishte helmuar vjehrrën me fotoksinë në ushqim detaje të tjera kanë dalë për ngjarjen.

Një nga personat e arrestuar është edhe hoxha Hysen Shehu i cili akuzohet për moskallëzim krimi.

Disa muaj pas ngjarjes të ndodhur në prill 2017, Marjana Cmeta u rrëfye tek hoxha Hysen Shehu. Ajo pranoi se ka qene ajo qe ka helmuar te vjehrrën dhe kërkonte faljen e mëkateve nga Allahu.

Ketë rrëfim hoxha e regjistroi në video dhe vuri në dijeni Agim Lamin, bashkëshort i viktimës dhe vjehrri i nuses së arrestuar. Po ashtu ne Arben Saliu, kushëriri i Agimit. Edhe këta dy të fudnit akuzohen për moskallëzim krimi.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: