Harrojeni Parisin! Berati, mes 7 qyteteve më të bukura në Europë

Publicitet
Harrojeni Parisin! Berati, mes 7 qyteteve më të bukura në Europë
Dikush kërkon t’i ngjitet më këmbë kullës Eiffel, dikush ta hajë pica pranë shatërvanit në Trevi apo dikush të prekë kapelet e rojave në Buckingham Palace.

“Por, Europa është e pasur edhe me qytete unike dhe historike. Larg qyteteve të mëdha, atje gjen autenticitet”, shkruan faqja e njohur aziatike e turizmit “micetimes.asia.com”.

Shtatë qytetet e vogla më të bukur të Europës sipas kësaj faqeje janë Berati, Hora (Greqi), Kob (Irlandë), Portovenere (Itali), Uzes (Francë), Alesund (Norvegji) dhe Rovinj (Kroaci).

“Berati njihet si qyteti i një mbi një dritareve. Dritaret dhe qepenat e shtëpive të Mangalemit të lënë pa frymë. Ia vlen të ecësh më këmbë dhe të takosh banorët, të cilët jetojnë ende në muret mesjetare dhe t’u gëzohesh pamjeve të minareve dhe të kishave në luginën e Osumit”, shkruan micetimes.asia.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: