DITA E VERËS/ 321 efektivë në gatishmëri në Elbasan, ja rrugët që bllokohen nesër

Publicitet
DITA E VERËS/ 321 efektivë në gatishmëri në Elbasan, ja rrugët që bllokohen nesër
Dita e Verës do ta shndërrojë Elbasanin në kryeqendrën e Shqipërisë gjatë festës së nesërme.

Policia e Shtetit ka njoftuar se në gatishmëri për të garantuar mbarëvajtjen e festës do të jenë 321 forca policie nga Elbasani dhe FNSH e Tiranës.

Për të garantuar qarkullimin masiv të këmbësorëve, do të ketë bllokime të disa akseve rrugore në Elbasan:

  1. Në orën 07:00 të datës 14.03.2018 deri në përfundim të aktivitetit të Karnavaleve do të bllokohet lëvizja në bulevardin "Aqif Pasha" nga Stadiumi deri tek 1 Maji dhe nuk do të lejohen parkimet e mjeteve nga "Rrethrrotullimi i luleve - Bashkia"
  2. Nga stadiumi deri tek "Pallati i Sportit", nuk do të lejohen parkimet apo qëndrimet e mjeteve.
  3. Më datë 14.03.2018 mjetet e tonazhit të rëndë të evitojnë lëvizjen në aksin rrugor Elbasan - Librazhd. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: