Dieta 7-ditore e pranverës

Dieta 7-ditore e pranverës
Kjo dietë ka një kohëzgjatje prej 7 ditësh dhe i përshtatet stinës ku jemi në këto ditë, pranverës. Më poshtë ja disa shembuj që t’i alternoni gjatë ditëve të saja.

Mëngjesi: Qumësht me kafe elbi.

Dreka: Supë me perime të freskëta me vaj të papërpunuar ulliri. Fileto e pjekur në skarë. Sallatë. Fruta të freskëta.

Darka: Bollgur me qumësht. Djathë Mocarela. Sallatë e vendit. Mollë të pjekura dhe dardha.

Ose

Mëngjesi: 1 kavanoz kos.

Dreka: Makarona të thata me domate, vaj dhe borzilok. Brinjë viçi me verë të bardhë. Karota të paziera në sallatë. Fruta të freskëta.

Darka: Pure perime. Proshutë të gatuar me yndyrë të ulët. Patate të ziera. Fruta të freskëta.

Për detox ju duhet të shmangni:

Ushqime me aromë dhe shumë acid (turshitë )

Frutat e  përpunuar

Erëzat dhe aromat.

Të skuqurat

Kafenë, çokollatën, frutat e thata

Djathrat me yndyrë dhe djathrat me erëza

Çfarë duhet të bëni:

Zëvendësoni uthullën me lëng limoni për sallatat

Zëvendësoni mishin me peshk ose djathë të lehtë

Preferoni të pjekur në skarë ose të gatuara në furrë

Jepni përparësi ushqimeve lehtësisht të tretshme, duke kujtuar se më së shumti janë: qumështi, veza, fileto viçi dhe peshku i zier.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: