Champions League, Lampard, Gerard e Ferdinand “shpallin” fituesin: Real Madrid

Publicitet
Champions League, Lampard, Gerard e Ferdinand “shpallin” fituesin: Real Madrid
Manchester City, Liverpool, Real Madrid e Juventus janë katër ekipet e para çerekfinaliste të Champions League për këtë sezon. Para se të përcaktohen edhe katër ekipet e tjera çerekfinaliste të javës së ardhshme, tre ish-lojtarë të Kombëtares angleze, ndajnë të njëjtin mendim për fituesin. Rio Ferdinand, Steven Gerrard e Frank Lampard, të cilët ishin në “Wembley” si analistë të ndeshjes që Juventus fitoi 2-1 ndaj Totenhem, kanë arritur në një konsensus mbi skuadrën që në fund do të ngrejë trofeun më 26 maj. Dhe kjo skuadër është Real Madrid. Të besuarit e Zinedine Zidanë eliminuan mbrëmjen e së martës PSG, duke e mundur 2-1 edhe në Paris, pas fitores 3-1 në Madrid.  Ish-lojtarët e shquar të Manchester United, Liverpool e Chelsea besojnë se do të jetë pikërisht skuadra e Zidane që do të fitojë trofeun e katërt në pesë sezonet e fundit në Europë. Reali i Madridit mund të jetë 15 pikë pas kryesuesve të Barcelonës në kampionat, pas 28 javëve, por kjo nuk do të thotë asgjë për garën në Europë. Në emisionin e drejtuar nga Gary Lineker, Ferdinand tha se:

“Real Madrid, thjesht sepse ka eksperiencë dhe faktorin Ronaldo.” Gerrard shtoi, “Liverpool ka një shans por Real është dukshëm favorit.” Dhe Lampard tha, “Pajtohem edhe unë, por është ende herët të bëjmë parashikime.” Real dhe Juventus ishin finalistë të një sezoni më parë.

Champions League

13 mars

20:45 Manchester United – Sevilla          (0-0)

20:45 Roma - Shakhtar Donetsk                 (1-2)

14 mars

18:00Besiktas - Bayern Munich                  (0-5)

20:45Barcelona – Chelsea                            (1-1)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: