Barça-Çelsi, pushimi i rrallë dhe i justifikueshëm i Messi-t

Publicitet
Barça-Çelsi, pushimi i rrallë dhe i justifikueshëm i Messi-t
Champions League përcakton sot dhe nesër, katër ekipet e tjera çerekfinaliste të këtij sezoni

Dyshime të mëdha u ngritën kur formacionit të Barcelonës për ndeshjen e së shtunës kundër Malaga-s, i mungonte Lionel Messi. Ai nuk ishte as mes zëvendësuesve të Barcelonës. Siç edhe u tregua më vonë, Messi nuk kishte asnjë dëmtim apo sëmundje për të shqetësuar tifozët e Barçës. Yllit të Barcelonës iu dha kohë të merrte pjesë në lindjen e djalit të tij të tretë, Ciro. Mungesa e Messit, a ndodh më shpesh nëse e krahasojmë me Cristiano Ronaldon? Një gjë që është diskutuar rrallë, është se sa të aftë kanë qenë të dy lojtarët gjatë gjithë karrierës së tyre, për të mos munguar në ndeshjet e klubit apo të kombëtares. Nëse u referohesh statistikave për dy lojtarët më të mirë në botë, është e mahnitshme, nëse sheh se në sa pak ndeshje ata mungojnë.

Që nga viti 2002/’03 Cristiano Ronaldo është shfaqur në fushë në 898 ndeshje për klubin dhe vendin e tij, me një mesatare prej 56 ndeshjesh në sezon. Messi është shfaqur në 759 ndeshje ndërkombëtare e të klubit, që nga sezoni 2005/’06 - mesatarisht 58 ndeshje në sezon. Gjatë këtyre viteve, trajnerët e Barcelonës kanë folur për atë se sa i vështirë është vendimi që të pushojë Messi, pasi shohin oreksin e pangopur të tij për të luajtur.

Me ndeshjen jashtë fushe të së shtunës në Malaga, 0-2, aktualisht skuadra e fundit e La Liga, Barcelonës i duhej fitorja që të ruante distancën me vendin e dytë, por edhe të mendonte për ndeshjen e kthimit të raundit të 1/16-ve të Ligës së Kampionëve, kundër Chelsea. Kjo ndeshje do të luhet të mërkurën, prandaj ndoshta lindja e të birit nuk i kishte ardhur Messi, në një kohë më të përshtatshme. Takimi i parë në Londër, përfundoi 1-1 me Chelsea, që pas një gabimi të tmerrshëm nga mbrojtësi i Andreas Christensen i dha mundësi Messit të barazonte falë asistimit të Andres Iniesta.

Iniesta është dëmtuar në ndeshjen kundër Atletico Madrid më 4 mars dhe po përpiqet të riaftësohet për ndeshjen e së mërkurës. Nëse Iniesta nuk rikthehet, atëherë kjo përbën edhe problemin kryesor për trajnerin, Ernesto Valverde. Philippe Coutinho nuk mund të luajë, pasi ka nënshkruar nga Liverpool në janar dhe ka luajtur me një skuadër tjetër në këtë kompeticion.

Paulinho ose Andre Gomes mund të planifikohen për të luajtur. Pastaj është edhe Ousmane Dembele. Kundër Malaga, Dembele pati performancën e tij më të mirë deri tani te Barcelona. Ai u ble për një shifër të lartë, (shuma fillestare prej 125 milionë dollarë) dhe vendimi erdhi pas largimit të Neymar. Por 20-vjeçari pësoi një dëmtim para se të transferohej në La Liga dhe mbeti jashtë për katër muaj.

Kur u kthye në janar, ai u dëmtua përsëri dhe humbi edhe katër javë të tjera. Kundër Malaga, ai dha shenjat e para pozitive dhe pas ndeshjes, Valverde vlerësoi paraqitjen e tij. Nëse do të marrë besimin e mjaftueshëm, Dembele pritet të luajë në sulm së bashku me Messi dhe Suarez, në një ndeshje të rëndësishme.

Por ç’thonë statistikat?

23 nga 34 skuadra që kanë barazuar në raundin e parë të Champions League, pas fazës së grupeve, me rezultatin 1-1 jashtë, kanë mundur të kualifikohen pas ndeshjeve të kthimit në shtëpi. Chelsea e Barcelona kanë luajtur plot 13 herë në UEFA Champions league, ndërsa 6 takime mes tyre kanë përfunduar në barazim. Goli i Uillian në “Stamford Bridge” ishte i dyti gjithsej, që Barcelona pëson në Champions League gjatë këtij sezoni.

 

 

 

Champions League - 13 mars

Manchester U. - Sevilla           (0-0)

Roma - Shakhtar D.    (1-2)

14 mars

18:00Besiktas – B. Munich     (0-5)

Barcelona – Chelsea                (1-1)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: