Vonesa e pagave nxjerr kaosin në universitete

Vonesa e pagave nxjerr kaosin në universitete
Universitetet nuk kanë buxhet për të mirëmbajtur fotokopjet, blerë letër të bardhë, paguar energjinë apo për të printuar provimet e studentëve. Duket se vonesa e pagave të janarit, ka nxjerrë në pah të gjitha problemet që ka sot Universiteti i Tiranës. Stafet akademike të këtij universiteti pretendojnë  se, ky institucion, si kurrë më parë, është i bllokuar për shkak të ligjit të Arsimit të Lartë. Bordi i administrimit të universitetit ka dështuar, theksojnë pedagogë të universitetit, ndaj sot fakultetet e Tiranës janë pa  financime.

Pedagogë, drejtues departamentesh e fakultetesh, kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të kryeministrit Rama. Përmes një deklarate të hartuar prej tyre, stafet akademike kërkojnë ndryshimin e ligjit të Arsimit të Lartë, shkarkimin e menjëhershëm të anëtareve të bordit dhe negociata me kryeministrin. Nëse nuk plotësohen kërkesat, stafet akademike paralajmërojnë lëvizje radikale, grevë në universitete. Por Ministria e Arsimit në njoftimin e saj zyrtar, nuk lë të hapur mundësinë për bisedime dhe dialog, ndërsa njofton se, pagat e pedagogëve janë në llogarinë e tyre prej ditës së djeshme.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: