Vlora "rrezikohet" sërish nga përmbytjet, bashkia i bën apel qytetarëve: Merrni masat për çdo situatë

Vlora "rrezikohet" sërish nga përmbytjet, bashkia i bën apel qytetarëve: Merrni masat për çdo situatë
Nga situata e rënduar e shirave që ka përfshirë vendin gjatë 24 orëve të fundit, problem paraqet zona e Vlorës e cila rrezikon seriozisht nga përmbytjet.

Duke qenë se reshjet pritet të vijojnë edhe këtë mbremje Bashkia e Vlorës përmes një postimi në rrjetin social i ka bërë apel qytetarëve, e sidomos atyre në zonën e Dukat-Orikumit, që të marrin masat për të larguar bagëtitë dhe familjarët pasi pritet që reshjet të jenë intensive.

Apeli i Bashkisë Vlorë:

Në zonën e Dukat-Orikumit të gjitha familjet të cilat kanë banesat afër lumit te Izvorit, të marrin masat për largimin e bagëtive dhe largimin nga banesat pasi rreshjet do të vazhdojnë. Ju lutemi të merrni masat për çdo situat e pazakont që mund të shkaktohet nga rreshjet dhe sidomos banesat në afërsi të lumit.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: