U-19/ E ardhmja kuqezi përmes paradoksesh, emra të çuditshëm, klubet elitare pa të ardhme

U-19/ E ardhmja kuqezi përmes paradoksesh, emra të çuditshëm, klubet elitare pa të ardhme
Trajneri i Kombëtares U-19, Erjon Bogdani, ka shpallur listën me emrat e lojtarëve që do të grumbullohen në turneun “Roma Caput Mundi”.

Ky turne zhvillohet në Fiuggi të Italisë nga datat 18-23 shkurt, ku përveç kuqezinjve marrin pjesë dhe Greqia, Malta dhe skuadra e rajonit të Lacios.

Vitin e kaluar turneu u fitua nga ekipi i Bogdanit.

Lista e shpallur prej tij karakterizohet nga dy veçori: e para ka lojtarë me emra siRoy, Angelo, apo Alexander, të cilët siç edhe mund të shkruhen, gramatikisht nuk janë emra shqiptarësh.

E dyta, ekipi kryesues i kampionatit Skënderbeu ka vetëm një futbollist në listë. Ekipet e tjera, si Flamurtari, Kukësi dhe Partizani nuk kanë asnjë futbollist. Nuk bëhet fjalë për lojtarë nga trevat e tjera që kanë nxjerrë historikisht futbollistë për kombëtaren, si Elbasani, Fieri, apo Kavaja. Durrësi përfaqësohet me një portier.

Programi i 3 ndeshjeve është si më poshtë.

SHQIPËRI-MALTË, 19 shkurt, ora 15:00

SHQIPËRI-GREQI, 20 shkurt, ora 15:00

C.R LACIO-SHQIPËRI, 22 shkurt, ora 15:00

Ndeshja finale e turneut do të zhvillohet më 23 shkurt në orën 10:30.

“Sikundër edhe edicionin e kaluar, edhe këtë vit jemi pjesëmarrës në një turne të tillë që na shërben jo pak për konsolidimin e grupit, gjendjen fizike e sportive të lojtarëve. Njëherësh të tilla evente shërbejnë shumë edhe për evidentimin e lojtarëve të rinj, vlerësimin dhe ecurinë e tyre. Në këtë turne kam përfshirë edhe 12 futbollistë nga kampionati shqiptar për këtë moshë, dhe së bashku me stafin do të vlerësojmë ecurinë e tyre. Janë një pjesë e lojtarëve që gjatë gjithë kohës ndiqen dhe vëzhgohen nga stafi. Do të provojmë sërish të shkojmë deri në fund të turneut, pse jo për të sjellë një tjetër trofe“, foli trajneri Bogdani para këtij turneu.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: