Thirrja që vjen nga Lugina e Preshevës! Gjelbrim Taipi, gati për Kombëtaren e Shqipërisë

Thirrja që vjen nga Lugina e Preshevës! Gjelbrim Taipi, gati për Kombëtaren e Shqipërisë
Futbollisti shqiptar nga Lugina e Preshevës, Gjelbrim Taipi, kërkon vëmendjen e Christian Panucci, për t’u bashkuar me ekipin e parë kuqezi, një muaj para se të luhet miqësorja e marsit ndaj Norvegjisë.

Mësohet se ai ka pasur më herët oferta nga përfaqësuesja e Kosovës, por nuk ka pranuar me ëndrrën e madhe që të bashkohet me kuqezinjtë. Për shkak të zgjedhjes së kaluar dhe origjinës 25-vjeçari duket se është përjashtuar si mundësi për të përfaqësuar Serbinë.

Ekipet përfaqësuese të moshave në Serbi, kishin shfaqur interes për mesfushorin Taipi, para se ai të zgjidhte Shqipërinë.

Gjelbrim Taipi, i lindur me 13 dhjetor 1992, ka qenë pjesë e ekipit përfaqësues të Shqipërisë U-21, duke zhvilluar 9 ndeshje. Më pas ai nuk u bë pjesë e ekipit të parë, por duket se e ndjen veten gati këtë sezon, pas shkëlqimit gjatë këtij sezoni. Në ekipin tonë kombëtar kujtojmë se janë bërë shpesh pjesë edhe lojtarë që nuk kanë pasur ekip si Naser Aliji, apo lojtarë që luajnë në të njëjtin kampionat me të si Burim Kukeli e Emir Lenjani, të cilët nuk aktivizohet rregullisht.

Taipi aktualisht aktivizohet në Zvicër me Grasshoppers, nga ku erdhi në janar prej FC St. Gallen, në radhët e së cilës është aktivizuar rregullisht dhe kërkon që Panucci t’i japë një përgjigje mbi shanset që ai ka për të veshur fanellë e Kombëtares së Shqipërisë. Ai e nisi karrierën me Tërnoci, si dhe ka luajtur edhe në Maqedoni me Shkëndijën e Tetovës para se të bashkohej në Zvicër fillimisht me Will, për të kaluar më vonë te St Gallen e aktualisht te Grasshopers.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: