Teuta në rrezik! Stavri Nica, dorëheqja pa kushte e një trajneri

Teuta në rrezik! Stavri Nica, dorëheqja pa kushte e një trajneri
Stavri Nica nuk është më trajner i Teutës. Nuk zgjati më tepër se 4 javë aventura e Stavri Nicës në stolin e djemve të detit. Ai zëvendësoi pas pauzës së janarit në stol Gugash Maganit, por humbje e fundit, 3-2 me Luftëtarin brenda në shtëpi,d detyroi Nicën të japë dorëheqjen e parakohshme.

Vetëm 2 barazime dhe 2 humbje mes kampionatit dhe Kupës, asnjë fitore, ishin rezultatte që detyruan Nicën të largohej nga stoli durrsak.

Teuta ndodhet aktualisht në zonën e rënies nga kategoria, në vendin e parafundit në renditje.

Nica ka dhënë dorëheqjen nga Teuta por edhe nga futbolli, duke u larguar përfundimisht.

Presidenti i Teutës po mendon pasuesin e tij. Armando Cungu shihet aktualisht si opsioni më i mundshëm, ndërkohë mbijetesa e Teutës sa vjen e bëhet më e vështirë.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: