Tentuan të dërgonin me postë 75 kg marijuanë nga Roma në Londër, pranga shqiptarëve

Tentuan të dërgonin me postë 75 kg marijuanë nga Roma në Londër, pranga shqiptarëve
Dy  shqiptarë janë arrestuar në Romë nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Shqiptarët me iniciale K.N e K.G 29 e 37 vjeç disa ditë më parë kishin tentuar të dërgonin rreth 75 kg marijuanë nga Roma në Londër, me anë të shërbimit të një agjencie private postare.

Droga ishte e ambalazhuar në 5 pako. Autoritet italiane kanë identifikuar sasinë e drogës duke ndaluar transportin e saj.

Pas kontrollit të kryer në agjencinë postale si dhe duke analizuar imazhet e marra nga videotelekamerat e zonës, Policia e Romës ka mundur të identifikoj dy shqiptarët që kishin postuar  drogën.

Ata u arrestuan në flagrancë pasi u paraqitën në agjencinë postale për të pasur informacion nëse kishin mbërritur në destinacion pakot e tyre.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: