Skënder Gjinushi në krye të grupit të punës, për reformimin e Akademisë së Shkencave

Skënder Gjinushi në krye të grupit të punës, për reformimin e Akademisë së Shkencave
Skënder Gjinushi, kreu i PSD-së, dhe një ndër politikanët më aktivë pas ’90, pasi ka mbetur jashtë Kuvendit në dy legjislaturat e fundit, duket se i është rikthyer botës akademike.

Ai ishte sot pjesë e një mbledhjeje në selinë e Akademisë së Shkencave, madje kryesoi këtë mbledhje, me qëllim reformimin e kësaj akademie. Vetëm pak kohë më parë Akademia e shkencave organizoi zgjedhjet për drejtuesit e rinj të saj, por zgjedhjet u kontestuan nga qeveria që vendosi edhe për ndërprerjen e financimeve mbi këtë institucion.

“Sot, në Akademinë e Shkencave u zhvillua një mbledhje e zgjeruar,” – thuhej në njoftimin e këtij institucioni.

“Morën pjesë përfaqësues të instituteve e qendrave të kërkimit shkencor në universitete e më gjerë dhe Grupit të Punës për hartimin e projektligjit “Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë" dhe të akteve nënligjore në zbatim të tij, grup i ngritur me urdhër të ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, nr. 29, datë 16 janar 2018,” – ishte njoftimi zyrtar i Akademisë së Shkencave.

Siç duket Gjinushi kryeson grupin e propozuar nga Ministria e Arsimit, për reformimin e Akademisë së Shkencave, duke iu rikthyer kësisoj fushës akademike. para fillimeve të pluralizmit në Shqipëri, Gjinushi ka qenë Ministër Arsimi.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: