Shiu dhe dëbora "mbuluan" vendin, por ja parashikimi për dy ditët në vijim

Shiu dhe dëbora "mbuluan" vendin, por ja parashikimi për dy ditët në vijim
Instituti Gjeoshkencave ka parashikuar situatën meteorologjike për ditët në vazhdim teksa thuhet se reshjet do të pakësohen.

Në zonat malore priten reshje dëbore në 500m mbi nivelin e detit (në veri-lindje në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel).

Sipas IGJEUM nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 4 / 11,

në vendet e ulëta: 0 / 10 dhe në vendet malore: -4 / 4 °C.

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, rezulton se ditën e sotme në pjesën e poshtme fushore të Lumit Vjosa do të ketë rritje të prurjeve dhe niveleve. Prurjet dhe nivelet më të larta do të vërehen përgjatë ditës së sotme.

Në ditën e nesërme dhe në vazhdim, Lumi Vjosa do të ketë ulje të ndjeshme të nivelit dhe të prurjeve. Përgjatë dy ditëve në vazhdim prurjet dhe nivelet në Lumenjtë Drin, Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të jenë të qëndrueshme me tendencë në ulje.

Lumenjtë e tjerë në të gjithë territorin do të kenë ulje të prurjeve dhe niveleve dhe nuk paraqesin rrezik.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: