Shirat sjellin rrëshqitjen e dherave në Tapizë, rrezikohen 700 familje dhe aeroporti i Rinasit

Shirat sjellin rrëshqitjen e dherave në Tapizë, rrezikohen 700 familje dhe aeroporti i Rinasit
Si pasojë e shirave të dendur është bërë i mundur që të riaktivizohen rrëshqitjen në skrapatën e digës së rezervuarit të Tapizës.

Ministria e Mbrojtjes thotë se "aktualisht nuk ka probleme por po kryhet shkarkimi normal dhe i kontrolluar për të ndërhyrë më pas për të mbushur me gurë, inerte, etj, zonën e rrëshqitjes".

Çarja e digës së rrezikon jo vetëm 700 familjet e zonës përreth por edhe përmbytjen e aeroportit të Rinasit. Aktualisht ky liqen ka mbi 2 milion metër kub ujë, i cili rrezikon të dalë si pasojë e rrëshqitjes së dherave.

Alarmin e ngritur nga banorët e zonës për Ora News e konfirmojnë edhe institucionet përgjegjëse në Krujë e Prefekturën e Durrësit.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: