Seria B shton radhët kuqezi: Azdren Gani Llullaku te Virtus Entella, shok ekipi me Naser Aliji

Seria B shton radhët kuqezi: Azdren Gani Llullaku te Virtus Entella, shok ekipi me Naser Aliji
Virtus Entella, konfirmoi zyrtarisht, blerjen e sulmuesit të Kombëtares shqiptare, Azdren Gani Llullaku. Intersant është fakti se blerja e tij është shoqëruar edhe me emrin e atësisë, në ljamin zyrtar të klubit të Seria B.

Atij i është uruar mirëseardhja nga presidenti Gozzi e tëra familja e Virtus Entella.

Sulmuesi kuqezi, i cili mbush 30-vjeç më 15 shkurt, kaloi si lojtar i lirë te skuadra e Seria B.

Tek e njëjta skuadër u bashkua gjatë janarit edhe mesfushori Naser Aliji. Mesfushori që mbeti pa ekip në pjesën e parë të këtij sezoni, ishte titullar në takimin e fundit të Seria B, që Virtus Entela fitoi ndaj Ternanës. Megjithatë ekipi i dy shqiptarëve ndodhet në zonën e ftohtë.

Llullaku fitoi titullin kampion Gaz Metan në Rumani sezonin e kaluar, por u largua në Kazakistan te Astana dhe u huazua, ku kaloi një përvojë jo shumë të mirë.

Në Seria B Empoli i Frederik Veseli ndodhet mes ekipeve kryesuese, me destinacion Seria A.

Bari i mesfushorit Migjen Basha gjendet në vend të pestë pas fitores së fundit.

Virtus Entela po përgatitet për ndeshjen e radhës ndaj Pescara, kur edhe pritet debutimi i blerjes më të fundit, Azdren Llullaku.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: