Rikthehet Nica para dramës me Vllaznisë, Shkodra pas Tiranës kërkon “rrëzimin” e Durrësit

Rikthehet Nica para dramës me Vllaznisë, Shkodra pas Tiranës kërkon “rrëzimin” e Durrësit
Në 19 javë Skënderbeu ka pësuar vetëm dy humbje dhe numëron 4 barazime. Në 16 javët e mbetura, me diferencën prej 11 pikësh kundrejt Flamurtarit, që mban vendit e dytë, Skënderbeu i duhet të pësojë katër humbje e rivali i tij direkt të fitojë të gjithë ndeshjet.

Flamurtari ka tetë barazime e 3 humbje deri tani.

Kukësi pret këtë javë Partizanin, në takimin që mund të jetë përcaktues mbi fatin e dy ekipeve në garë për një vend në Kupat e Europës.

Por më interesant shihet një tjetër ndeshje, ajo në “Loro Boriçi”, ku Vllaznisë i duhet të fitojë ndaj Teutës që të mos rrezikojë rënien në një kategori më poshtë.

Teuta ka rikthyer në stol, para këtij takimi, trajnerin Stavri Nica, i cili dha dorëheqjen pas humbjes në fundjavë brenda në shtëpi me Luftëtarin, 3-2. Kjo humbje e mban Teutën në vend të parafundit, vetëm 1 pikë pas Vllaznisë. Nica është rikthyer duke anuluar dorëheqjen nga presidenti Hasenbelliu para një takimi delikat. Me një humbje tjetër në Shkodër, shihet i vështirë gati i pamundur rikuperimi i Teutës në javët e mëtejshme. Shkodra pritet të jetë sërish dëshmitare e historie të padëshiruar, teksa tifozët e saj do të përjetojnë një tjetër dramë për mbijetesë mes dy ekipeve që i kanë dhënë tonin futbollit tonë.

Skuadrat e tjera që rrezikojnë rënien janë shkëputur ndjeshëm nga Vllaznia e Tauta, çka e bën mbijetesën mes tyre një betejë gati dramatike për ekipet e qytetet që ato përfaqësojnë. Shkodra dhe Durrësi janë dy qytetet më të mëdha të vendit, pas Tiranës. Një sezon më parë ishte Vllaznia që fitoi betejën e fundit me Tiranën për mbijetesë. Pavarësisht barazimit, rezultati që ishte në favor të Vllaznisë i zbriti bardheblutë për herë të parë në një kategori më poshtë.

Kategoria Superiore/ Java e 20-të

18 shkurt

17:00     Vllaznia - Teuta

17:00     Flamurtari - Lushnja

14:00     Kamza - Skënderbeu

14:00     Laçi - Luftëtari

19 shkurt

18:00      Partizani - Kukësi

Klasifikimi     

Skënderbeu       43

Flamurtari         32

Kukësi                29

Laçi                     29

Partizani            28

Luftëtari             26

Kamza                 26

Vllaznia               18

Teuta                    17

Lushnja                10

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: