Reporteri për Shqipërinë në KE: Nuk ka arsye pse të mbrohen persona si Tahiri

Reporteri për Shqipërinë në KE: Nuk ka arsye pse të mbrohen persona si Tahiri
Deputeti i Bundestagut gjerman, njëkohësisht raportuesi për Shqipërinë në KE, Thorsten Frei, ka folur hapur për mënyrën si duhet zbatuar reforma në Drejtësi dhe si duhen kapur “peshqit e mëdhënj.

“Për peshqit e mëdhenj mbetet për të parë nëse ka vërtetë goditje reale ndaj krimit të organizuar në përmasa të mëdha, të konsiderueshëm, kjo nuk është në mënyrë të mjaftueshme. Kam ndjekur rastin e Tahirit dhe deri në ç’masë dhe si është trajtuar ky rast në politikë, është një problem i madh që nuk është arritur që në parlament kjo duhet të kishte ndodhur për të hequr imunitetin pa diskutime të mëdha, nuk ka arsye pse të mbrohen persona të caktuar nga pikëpamja politike, para ligjit janë të gjithë të barabartë”, tha Frei në një konferencë për shtyp në Tiranë.

Me fjalë të thjeshta, deputeti gjerman ka kritikuar mënyrën se si është marrë në mbrojtje Saimir Tahiri nga Kuvendi i Shqipërisë.

Kuvendi i Shqipërisë lejoi vetëm kontrollin e banesës dhe fillimin e hetimeve, por jo heqjen e imunitetit me qëllim arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, i akuzuar për bashkëpunim në trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike me bandën e Habilajve.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: