Pranimet në Universitetin e Tiranës, kriteret që duhen për t’u shpallur fitues

Pranimet në Universitetin e Tiranës, kriteret që duhen për t’u shpallur fitues
Koni: Mesatarja ndryshon sipas fakulteteve, kusht kryesor është që nota mesatare e viteve te gjimnazit, të jetë më e madhe se 6

Sonila Isaku

Universiteti i Tiranës ka miratuar kriteret e pranimit për vitin e ri akademik 2018-2019. Rektori, Mynyr Koni, sqaron se edhe këtë vit, pranimet do të bëhen mbi të njëjtat kritere, që janë mesatarja e shkollës dhe provimet e maturës.

Kriteret

Me publikimin e rregullores së Maturës Shtetërore, si dhe udhëzimit për provimet me detyrim dhe atyre me zgjedhje për maturantët, tashmë universitetet  kanë publikuar kriteret e pranimit për studentët e rinj. Kështu, senati i Universitetit  të Tiranës ka përcaktuar kriteret e pranimit të studentëve, ku kryesore mbetet nota mesatare, nota mesatare e provimeve të  lëndëve me zgjedhje dhe cilat janë ato lëndë që kanë edhe peshën më të madhe të pikëve.

“Në thelb, kemi dy shtylla bazë, është mesatarja e 3 viteve, provimet e Maturës Shtetërore, janë dhe grup lëndët sipas programeve të studimit, të cilat variojnë nga fakulteti në fakultet apo nga programi në program. Konkretisht, Fakulteti i Drejtësisë ka 50% të pikëve, është mesatarja e 3 viteve, përfshirë dhe provimet e Maturës Shtetërore, ndërsa 50% janë grup lëndët të cilat ka përzgjedhur ky fakultet për programin e drejtësisë”, - pohon rektori Koni.

Nota mesatare

Pesha e mesatares së tre viteve, varion nga një fakultet në tjetrin, sikurse edhe vlerësimi i lëndëve me zgjedhje. “Albania Free Press” sjell  në tabelën e mëposhtme, të gjitha kriteret që duhet të ndjekin maturantët për tu regjistruar dhe kandiduar në fakultetet e UT-së.

“Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ka 100% të pikëve mesataren e 3 viteve, përfshirë edhe provimet e Maturës Shtetërore. Fakulteti Histori-Filologji ka 80% mesataren e 3 viteve dhe 20% provimet e Maturës. Fakulteti i Ekonomisë, në të gjitha programet, ka 50% të pikëve, mesataren dhe 50% grup lëndët përkatëse. Fakulteti i Shkencave Sociale ka 50% të pikëve mesataren e 3 viteve, 40% të provimeve të detyruara të Maturës dhe 10% janë provimet me zgjedhje. Fakulteti i Shkencave të Natyrës ka 50% të pikëve që ndahen, kjo është risi në raport me fakultetet e tjera, 25% është mesatarja e 3 viteve, 25% provimet e Maturës, 50% janë grup lëndët sipas programeve të studimit” nënvizon rektori. Sipas tij, në Universitetin e Tiranës, mesatarja e studentëve të rinj ka qenë mbi 8. Një vit më parë në UT, u pranuan mbi 5600 studentë të rinj, parashikohet që kuotat të jenë në këtë nivel edhe për vitin e ardhshëm, nisur edhe nga kapacitet që kanë fakultetet.

 

  • Fakulteti i Drejtësisë

50% e pikëve mesatarja e shkollës dhe provimet e Maturës

50% gruplëndët me zgjedhje

  1. Gjuhë dhe Letërsi Shqipe 10 %
  2. Histori 10 %
  3. Qytetari 10%
  4. Ekonomi 10%
  5. Gjuhë e Huaj (e parë ) 10%

2- Fakulteti i Shkencave Sociale

50% e pikëve mesatarja e 3 viteve

40% provimet e detyruara të Maturës

10% provimet me zgjedhje

  1. Qytetari
  2. Sociologji
  3. Filozofi
  4. Psikologji
  5. Histori ( nga kurrikula bërthamë ose e avancuar)
  6. Gjeografi ( nga kurrikula bërthamë ose e avancuar)
  7. Biologji ( nga kurrikula bërthamë ose e avancuar)
  8. Ekonomi ( nga kurrikula bërthamë ose e avancuar)
  9. Teknologji ( nga kurrikula bërthamë ose e avancuar)

 

  • Fakulteti i Gjuhëve të Huaja

100% pikëve mesataraja e tre viteve

dhe rezultatet e maturës

  • Fakulteti Histori-Filologji

80% e pikëve mesatarja e 3 viteve

20% provimet e Maturës Shtetërore

  • Fakulteti i Ekonomisë

50% të pikëve mesatarja e 3 viteve

50% gruplëndët për provimet me zgjedhje

  1. Matematikë 15%
  2. Ekonomi 15%
  3. Fizikë 10%
  4. Gjuhë e Huaj 10%

 

  • Fakulteti i Shkencave të Natyrës

25% e pikëve mesatarja e 3 viteve

25% provimet e Maturës

50% gruplëndët me zgjedhje

Programi i studimit Biologji

  1. Biologji 30%
  2. Kimi 10%
  3. Fizikë 5%
  4. Matematikë 5%

Programi i studimit Bioteknologji

  1. Biologji 20%
  2. Kimi 10%
  3. Fizikë 10%
  4. Matematikë 10%

Programet e studimit Kimi; Kimi Industriale dhe Mjedisore; Kimi dhe Teknologji Ushqimore

  1. Kimi 20%
  2. Biologji 10%
  3. Fizikë 10%
  4. Matematikë 10%

Programi i studimit Matematikë

  1. Nota mesatare e tri viteve të lëndës Matematikë 50%

Programi i studimit Fizikë

  1. Fizikë 20%
  2. Matematikë 20%
  3. Kimi 5%
  4. Biologji 5%

Informatikë; Teknologji Informacioni dhe Komunikimi

  1. Matematikë 25%
  2. TIK 10%
  3. Fizikë 10%
  4. Biologji 5%

Inxhinieri Matematike dhe Informatike

  1. Matematikë 30%
  2. Nota mesatare e matematikës në maturën shtetërore 20%

7- Filiali Sarandë

Kriteret e pranimit për të dy programet e studimit të Filialit Sarandë do të jenë të njëjtat me kriteret që do të kenë Fakultetet bazë .

-Fakulteti i Ekonomisë programi Administrim Biznesi

-Fakulteti i Gjuhëve të Huaja programi Gjuhë Angleze

Shpërndajeni me miqtë tuaj: