PËRSËRITET “SKEMA NDOKA”/ Lënë mandatin dy femra të PD-së që të bëhet deputet Astrit Veliaj

PËRSËRITET “SKEMA NDOKA”/ Lënë mandatin dy femra të PD-së që të bëhet deputet Astrit Veliaj
Mandatin e deputetit në qarkun e Beratit për Partinë Demokratike do ta marrë pronari i universitetit “UFO”, Astrit Veliaj.

Pas dorëheqjes së papritur të Eduard Halimit, mandati shkoi fillimisht te femra e parë që pasonte në listë, Juvina Jani.

Jani refuzoi të marrë mandatin, për arsye familjare, duke “pasuar topin” tek femra tjetër në listë, Monika Qosja.

Edhe pse në fillim Qosja dukej entuziaste, edhe ajo ka refuzuar mandatin.

Në mungesë të femrave të tjera në listë, i hapet rruga kandidatit Astrit Veliaj.

Katër vjet më parë, një situatë e ngjashme ndodhi me listën e Partisë Socialiste në Qarkun e Lezhës.

“Skema” nxori deputetin Arben Ndoka, i cili më pas u largua si i prekur nga ligji i dekriminalizimit.

Në atë kohë, PD akuzoi socialistët e Ramës se kishin urdhëruar të sakrifikoheshin dy femra për të bërë deputet Ndokën. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: