PD, Vokshi: Paratë e studentëve kanë kaluar për paga, në vend që të dilnin nga buxheti i shtetit

PD, Vokshi: Paratë e studentëve kanë kaluar për paga, në vend që të dilnin nga buxheti i shtetit
Deputetja e PD-së, Albana Vokshi, deputete e PD-së, ka folur lidhur me debatin mes artistëve dhe ministrisë së Kulturës.

“Duan të nxjerrin nga shtëpia e tyre artistët. Ne do i mbështesim artistët, sepse ata kërkojnë transparencë dhe këtu kanë të drejtë. Teatri Kombëtar është shtëpia e tyre dhe ata duan të dinë se çfarë do të ndodhë nesër me shtëpinë e tyre”, tha Vokshi.

Vokshi vijoj duke i bërë thirrje artistëve për të marrë hapa konkrete dhe nismave ligjore në mbështetje të kërkesave të tyre.

Në vijim Vokshi tha se në Komisionin Parlamentar të drejtuar nga vet ajo është thirrur edhe ministrja e Arsimit Lindita Nikolla për të dhënë sqarime se çfarë ka ndodhur me arsimin e lartë, me pagat dhe me aktet nënligjore.

“E dini ju se paratë e studentëve kanë kaluar për paga, në vend që paratë të dilnin nga buxheti i shtetit”, tha Vokshi. Sipas saj, shumë pedagogë nuk kanë pranuar të marrin pagat sepse e kanë kuptuar që ato janë para të studentëve.

Deputetja e PD-së tha se ligji për arsimin e lartë ka dështuar dhe ligji aktual ose duhet të bëhet nga e para ose në pjesën më të madhe të tij.

“Po ushtrojmë çdo mjet parlamentar dhe institucional për të zbardhur të vërtetat, ministrat po thirren në Kuvend për interpelanca, do të nisim diskutimet me grupet e interesit për ligjin e Arsimit të Lartë, për të bërë amendimet ligjore”, tha Vokshi në "syri.net".

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Sipas saj, pedagogët nuk duhet të kënaqen vetëm me pagën që i kanë kaluar dje, por duhet të vijojnë protestën e tyre, pasi ministrja e Arsimit, ka shkelur ligjin prej dy vitesh.

“Të rinjtë shqiptarë po ikin sepse nuik shikojnë shpresë në këtë vend, nuk kanë mundësi të shkollohen. Ndaj ne duhet të propozojmë dhe të ndërmarrim ato politika që të rinjtë të ndërtojnë të ardhmen në Shqipëri”, tha Vokshi.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: