Para vizitës në Tiranë, Princi i Monakos takohet me ekipin Olimpik shqiptar në Pyeongchang

Para vizitës në Tiranë, Princi i Monakos takohet me ekipin Olimpik shqiptar në Pyeongchang
Kreu i KOKSH, Viron Bezhani njofton mbi ardhjen e princit të Monakos, Albert, në Shqipëri.

“Me anëtarin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Princi Albert i Montekarlos, që gjatë vizitës së ardhshme në Tiranë (shtator 2018) do të vizitojë edhe Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar”. nënvizon Bezhani. Lojërat Olimpike Dimërore nisën zyrtarisht më 9 shkurt 2018 në Pyeongchang të Koresë së Jugut. Princi Albert II ndodhet në qytetin korean ku zhvillohen lojërat për të ndjekur nga afër sportistët e vendit të tij.

Ka pasur ndryshime mbi garat e Suela Mëhilli dhe Erjon Tola, dy skiatorët e ekipit tonë përfaqësues, të cilët do të garojnë në disiplinën e Skive alpine në Lojërat Olimpike.

Suela Mëhilli pritej të garonte sot, por gara e saj është shtyrë për më 14 shkurt. Shkak për këtë shtyrje janë bërë kushtet jo të mira të motit, për garat në ski alpine. Sportisti i dytë shqiptar,pjesëmarrës në Lojërat Dimërore, Erjon Tola, garon më 18 shkurt.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: