NJË VIT “ALBANIAN FREE PRESS” - FJALA E BOTUESIT NGA SPYROS SIDERIS

NJË VIT “ALBANIAN FREE PRESS” - FJALA E BOTUESIT NGA SPYROS SIDERIS
Nga Spyros Sideris

Botues i “Albanian Free Press”, “Nezavisen” dhe “Independent Balkan News Agency”

“Fëmija” i parë i “Independent Balkan News Agency Media Group”, “Albanian Free Press” feston vitin e parë të themelimit.

Një hap i madh për ne të gjithë që luftojmë për t’i ofruar publikut informacione të vërteta, të pavarura, të sakta dhe në kohë.

Nga njëra anë, jam i bindur që kolegët e mi në gazetë mund të flasin më shumë për ankthin, vështirësitë, por edhe për sukseset dhe dështimet që kanë shoqëruar këtë përpjekje.

Nga ana tjetër, ju, lexues, jeni ata që na gjykoni çdo ditë dhe njerëzit që na ndihmoni të përmirësohemi.

Për këtë arsye ju duam pranë nesh; teksa hyjmë në këtë vit të dytë të botimit dhe duke ju pasur ju përkrah, ne duam që ta bëjmë marrëdhënien tonë më konstruktive.

Përsa më përket mua, unë dua të ndaj me ju gëzimin e madh që ndiej për faktin që e mora këtë vendim që të filloja këtë udhëtim me ju të gjithë.

M’u dha mundësia që ta njihja Shqipërinë më mirë dhe tani e konsideroj këtë vend si një pjesë mjaft të rëndësishme të jetës sime.

Unë kam bërë miq të rinj, kam njohur njerëz interesantë, kam zbuluar shumë gjëra të zakonta që ne ndajmë së bashku dhe kam ndarë pika të përbashkëta dhe të kundërta me ta.

Faleminderit që keni udhëtuar bashkë me ne në “Albanian Free Press”.

Dua të falënderoj të gjithë kolegët e mi të gazetës që kanë ndarë shqetësimet e mia dhe që më kanë mbështetur në çdo hap të kësaj rruge.

Gëzuar këtë përvjetor të pavarësisë tënde informative, “Albanian Free Press”!

Shpërndajeni me miqtë tuaj: