Një shqiptar zbardh listën e Levantes, Armando Sadiku nuk figuron as në stol

Një shqiptar zbardh listën e Levantes, Armando Sadiku nuk figuron as në stol
Levante përballet sot në mbrëmje me Valencian, në transfertë, në një ndeshje ku kërkon të marrë pikë për mbijetesë. Sulmuesi me origjinë shqiptare, Enis Bardhi, i cili përfaqëson Kombëtaren e Maqedonisë, zbardhi listën e të grumbulluarve për ndeshjen e radhës.

Nga të grumbulluarit, mungon sërish Armando Sadiku, sulmuesi kryesor i Kombëtares shqiptare, i cili duket se do të presë ende për debutimin në La Liga.

Kalimi i bujshëm i sulmuesit kuqezi te Levante rrezikon të shoqërohet me lënien e tij jahstë formacionit bazë, teksa Bardhi është projektuar të luajë titullar.

Barcelona kryesuese, 6 pikë para Atletico Madrid, por me një ndeshje me pak, përballet sot (16:15) me Getafen, ndërsa Real Madrid në javën e 23-të fitoi thellësisht, 5-2, ndaj real Sociedad, duke u ngjitur në vend të tretë. Tre gola në fitoren e Realit i shënoi Cristiano Ronaldo.Vazquez e Toni Kross realizuan dy golat e tjerë të fitores.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: