Negociatat me Greqinë, Bushati i kërkon Presidentit Meta plotfuqishmëri për bisedime teknike

Negociatat me Greqinë, Bushati i kërkon Presidentit Meta plotfuqishmëri për bisedime teknike
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati i është drejtuar Presidentit Ilir Meta me një kërkesë për plotfuqishmëri për nisjen e bisedimeve teknike me Greqinë.

Gjithashtu kjo kërkesë që mbërriti mbrëmjen e djeshme në Presidencë, i është drejtuar edhe kreut të qeverisë, Edi Ramës.

Sot në 8:00 në mëngjes, Presidenti Ilir Meta ka pritur ish-Presidentin Bujar Nishani për tu konsultuar.

Pritet që Meta të konsultohet edhe me ish-Presidentët e tjerë këto 2 ditë e më pas të kthejë një përgjigje për ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati.

Kujtojmë që Bushati ka zhvilluar dy takime me homologun grek Nikos Kotzias, ku në mbledhjen e fundit u arrit marrëveshja për detin, aq shumë e kontestuar nga politika në vend.

Shkresa vjen vetëm një muaj para takimit të paralajmëruar mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij grek Aleksis Tsipras. Bisedimet teknike do të zhvillohen për çështjen e kufirit detar mes të dy vendeve, mbi shfuqizimin e ligjit të luftës si dhe mbi tema të tjera mes të dy vendeve.

Çështja e detit është  dhe pika më e nxehtë mes të dy vende. Ka qenë ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotsias i cili ka zbardhur një nga pikat për të cilën është gjetur marrëveshja në parim duke theksuar distancën 12 milje detare.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: