Ndërron jetë foshnja dyjavëshe në Tiranë, nëna në gjendje të rëndë

Ndërron jetë foshnja dyjavëshe në Tiranë, nëna në gjendje të rëndë
Një foshnjë dyjavëshe ka ndërruar jetë në Tiranë, teksa nëna e saj ndodhet në gjendje të rëndë.

Sipas njoftimit të policisë foshnja ka lindur në kushte shtëpie, ndërsa nëna vuante nga çrregullime mendore dhe raportohet se ishte me probleme psiqike. Ajo çka është e dyshimtë për ngjarjes është se foshnja ka pasur dy shenja prerje në pjesën e kofshës edhe të pulpës.

“Më datë 12.02.2018, në martenitetin "Koço Glozheni", kanë shkuar në gjendje të rëndë, shtetësia V.K, vjeç 40 banues në Tiranë, me foshnjën 2 javësh, e cila ka lindur në kushtet e shtëpisë dhe vdiq në maternitet, kurse shtetasja V.K është në gjendje të rëndë. Nga veprimet e kryera rezulton se V.K është me çrregullime mendore. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për  vlerësim juridik”, njofton policia.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: