Moti i keq nga shirat dhe dëbora, Emergjencat Civile informojnë mbi situatën në vend

Moti i keq nga shirat dhe dëbora, Emergjencat Civile informojnë mbi situatën në vend
Si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës dhe shiut gjatë 24 orëve të fundit në vend, kanë sjellë edhe reagimin e Emergjencave Civile.

EC ka bërë një përshkrim të situatës në vend deri në orën 13:00 ku problemet shfaqen kryesisht në akset rrugore në verilindje.

Qarku Shkodër

Bien reshje shiu të dobëta. Në lartësitë mbi 700 m bien reshje bore të dobëta. Akset rrugore nacionale dhe rurale janë të gjithë të hapura dhe qarkullohen pa probleme. Vetëm aksi rrugor për në njesinë administrative Shalë (për në Theth) dhe Shosh të bashkisë Shkodër qarkullohet me vështirësi me zinxhirë. S’ka problem në lumenjtë.

Qarku Kukës

Bien reshje shiu të dobëta. Në lartësitë mbi 800 m bien reshje bore të dobëta. Akset rrugore nacionale dhe rurale janë të gjithë të hapura dhe qarkullohen pa probleme. Vetëm aksi rrugor për në njësinë administrative Arren të bashkisë Kukës është i bllokuar nga bora prej rreth 50 cm. Nuk po punohet se është rreth 50 km i gjatë.

Qarku Dibër

Bien reshje shiu të dobëta. Në lartësitë mbi 700 m bien reshje bore të dobëta. Akset rrugore nacionale dhe rurale janë të gjithë të hapura dhe qarkullohen pa probleme. Vetëm aksi rrugor Trebisht-Dogana-Maqedoni ka rreth 40 cm borë dhe qarkullohet pjesërisht në një segment rrugor prej rreth 1.5 km, në pjesën e aksit Trebisht-Dogana, me një kalim se ka rënie inertesh. Po punon subjekti kontraktor me një fadromë për heqjen e inerteve në rrugë dhe normalizimin e qarkullimit në të dy kahet e rrugës. S’ka problem nga lumenjtë.

Qarku Lezhë

Bien reshje shiu të dobëta. Nuk bien reshje bore. Akset rrugore nacionale dhe rurale janë të gjithë të hapura dhe qarkullohen pa probleme. S’ka problem nga lumenjtë.

Qarku Durrës

Bien reshje shiu të dobëta. Akset rrugore nacionale dhe rurale janë të gjithë të hapura dhe qarkullohen pa probleme. S’ka problem nga lumenjtë.

Qarku Tiranë

Bien reshje shiu të dobëta dhe lokalisht deri mesatare. Në lartësitë mbi 800 m bien reshje bore të dobëta. Akset rrugore nacionale dhe rurale janë të gjithë të hapura dhe qarkullohen pa probleme. S’ka problem nga lumenjtë.

Qarku Elbasan

Bien reshje shiu të dobëta. Në lartësitë mbi 800 m bien reshje bore të dobëta. Akset rrugore nacionale dhe rurale janë të gjithë të hapura dhe qarkullohen pa probleme. Vetëm aksi rrugor Librazhd-Steblevë, segmenti Fushe Studen-Steblevë është i bllokuar nga bora prej rreth 50 cm. Po punon subjekti kontraktor për hapjen e këtij segmenti rrugor. S’ka problem nga lumenjtë.

Qarku Berat

Bien reshje shiu të dobeta dhe lokalisht deri mesatare. Në lartësitë mbi 800 m bien reshje bore të dobëta. Akset rrugore nacionale dhe rurale janë të gjithë të hapura dhe qarkullohen pa probleme. S’ka problem nga lumenjtë.

Qarku Fier

Bien reshje shiu deri mesatare. Akset rrugore nacionale dhe rurale janë të gjithë të hapura dhe qarkullohen pa probleme. S’ka problem nga lumenjtë.

Qarku Vlorë

Bien reshje shiu mesatare. Akset rrugore nacionale dhe rurale janë të gjithë të hapura dhe qarkullohen pa probleme. S’ka problem nga lumenjtë.

Qarku Gjirokastër

Bien reshje shiu të dobëta deri mesatare. Në lartësitë malore mbi 900 m bien reshje bore të dobëta. Akset rrugore nacionale dhe rurale janë të gjithë të hapura dhe qarkullohen pa probleme. S’ka problem nga lumenjtë.

Qarku Korçë

Në qytete bien reshje të dobëta shiu të përziera me reshje bore. Në lartësitë mbi 700 m bien reshje bore të dobëta. Akset rrugore nacionale dhe rurale janë të gjithë të hapura dhe qarkullohen pa probleme.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: