Makina përfshihet nga flakët në Berat, policia informon mbi ngjarjen

Makina përfshihet nga flakët në Berat, policia informon mbi ngjarjen
Një makinë tip Bezn është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Berat.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme pas stadiumit Tomorri në Berat.

Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikëses, makina nuk ka arritur të shpëtohet.

Sipas policisë në orën 13:30 është njoftuar nga një telefonatë, se në lagjen 30 Vjetori pranë Stadiumit të Ri një automjet ka marrë flakë.

Ekspertet e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të nisur hetimet dhe kanë konsistuar se mjeti me targa AA472AE në pronësi të shtetasit H.V, 57 vjeç, ka qenë në një servis automjetesh pasi ka pasur probleme teknike. Gjatë kontrollit, mjeti ka marrë flakë dhe është spostuar nga drejtuesi e mekanikët në një vend më të sigurt, për të mos shkaktuar probleme për komunitetin.

Nga veprimet paraprake dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: