Liqeni më i thellë në botë ka ngrirë, gjyshja e kalon çdo ditë me patina...për të parë lopët (VIDEO)

Liqeni më i thellë në botë ka ngrirë, gjyshja e kalon çdo ditë me patina...për të parë lopët (VIDEO)
Një grua 76-vjeçare kalon me patina çdo ditë liqenin më të thellë në botë.

Pamjet e RT janë filmuar në liqenin Baikal të Rusisë, i cili në dimër ngrin i tëri.

Sapo liqeni ngrin, Lyubov Morekhodova i kalon lopët e saj në bregun përballë, ku ka kushte më të mira për kafshët.

Gjyshja ka jetuar vetëm në brigjet e liqenit, që kur burri i saj vdiq në vitin 2011. Ajo ngrihet në orën 5:30 çdo ditë për të ushqyer lopët dhe për të ndezur sobën.

Patinat që mban në këmbë 76-vjeçarja janë bërë me dorë nga babai i saj në vitin 1943, duke përdorur një palë çizme tradicionale ruse Valenki, të cilat ia mbajnë gjyshes ngrohtë këmbët.

Ajo thotë se nuk do t’i ndërronte kurrë me patina moderne.

Morekhodova ka filluar të përshkojë liqenin siberian që shtatë vjeç dhe nuk ka reshtur së kryeri këtë rit prej 69 vjetësh. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Video: RT