Ky është momenti tronditës kur një pedofil sulmon në rrugë 11-vjeçaren (VIDEO)

Ky është momenti tronditës kur një pedofil sulmon në rrugë 11-vjeçaren (VIDEO)
Ky është momenti tronditës kur një i panjohur me kapuç ndjek një vajzë 11-vjeçare, ndërsa shkon në shkollë në Mançester, përpara se ta tërheqë atë afër disa shkurreve.

“Pamjet, të kapura nga kamerat e sigurisë së një banori lokal, i janë dorëzuar policisë së Mançesterit. Policia konfirmoi se pamjet u analizuan dhe hetimet po vazhdonin”, raporton Daily Mail.

Vajza arriti të çlirohej nga pedofili dhe të shkëputej për të dhënë alarmin.

Në pamje, vajza shihet e veshur me një pallto rozë, një çantë shpine dhe duke mbajtur një qese plastike.

Njeriu, i cili duket se ka veshur një xhaketë blu dhe pantallona të errëta, ecën nëpër kryqëzim, me kapuçin e tij të xhaketës dhe me fytyrën e tij të fshehur.

Vajza duket se e kupton se dikush është prapa saj kur ai e rrit ritmin e ecjes. Ajo ndalon pranë një peme dhe njeriu duket qartë se si mundohet ta kapë. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto dhe video: Daily Mail