Krijohet embrioni i hibridit njeri-dele, shpresë për trapiantet e organeve dhe kurimin e diabetit

Krijohet embrioni i hibridit njeri-dele, shpresë për trapiantet e organeve dhe kurimin e diabetit
Shkencëtarët e Universitetit të Standfordit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë krijuar embrionet e para të një hibridi njeri-dele.

Ky sukses konsiderohet i rëndësishëm në shpresën që të plotësohen nevojat për trapiantet e organeve që mund të merren nga kafshët.

Gjithashtu, hapet rruga edhe për kurimin e diabetit të tipit 1, sepse mund të çojë në prodhimin e substancave organike që rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak.

Në të kaluarën, shkencëtarët kishin arritur të prodhonin embrionet e një hibridi njeri-derr me shpresën gjithashtu që kjo mund të kontribuonte në çështjen e trapiantove të organeve, por nuk u arrit dot në një fazë të tillë. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Yahoo

Shpërndajeni me miqtë tuaj: