I riu shqiptar në Itali hidhet në shinat e trenit, gjen vdekjen e menjëhershme

I riu shqiptar në Itali hidhet në shinat e trenit, gjen vdekjen e menjëhershme
Një shqiptar 28 vjeç në Itali, është hedhur në shinat e trenit me qëllim vetëvrasjen.

Shqiptari që jetonte në Sesto San Giovanni të Italisë, ka gjetur vdekjen e menjëhershme pas aktit të marrë.

Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga mediat italiane, ishte arrestuar në vitin 2015 për një vrasje të mbetur në tentativë.

Nga përplasja me trenin, trupi i pajetë i 28-vjeçarit është tërhequr dhunshëm për disa metra, ndërsa mendohet se ai u vetëvra.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: