"Hajdutët në një mendje", mbrëmë u grabitën 3 biznese në vend

"Hajdutët në një mendje", mbrëmë u grabitën 3 biznese në vend
Tre grabitje kanë ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, Durrës dhe Mirditë.

Tre biznese kanë rënë pre e vjedhjeve ndërsa ende nuk janë gjetur fajtorët.

Në Rrogozhinë, është vjedhur me thyerje lokalin “Lotto Sport”, i R.K, vjeç 40, banues në Rrogozhinë, ku janë marrë 12 televizor plazma, të markave të ndryshme.

Në Durrës, në lagjen nr. 17/1, kanë vjedhur me thyerje pikën e shitjes së pllakave të një kompanie private me administratore, A.G, 38 vjeçe, banuese në Durrës. Aty janë marrë një sasi të papërcaktuar lekësh, njofton zyrtarisht Policia.

Ndërsa në Rubik, kanë vjedhur me thyerje dyqanin e P.GJ., 51 vjeç, banues në Rubik, ku kanë marrë tre televizorë plazma.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: