Gjendet një trup i pajetë në Tiranë, dyshohet të jetë ekzekutuar me silenciator

Gjendet një trup i pajetë në Tiranë, dyshohet të jetë ekzekutuar me silenciator
Një burrë rreth 50 vjeç është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Trupi i mashkullit ende të paidentifikuar është gjetur në rrugën "Nikolla Tupe" dhe ka plagë me armë zjarri.

Sipas dyshimeve të para flitet për një vrasje me silenciator.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe pritet të japë detaje të reja në vijim.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: