Fiket motori i peshkarexhës, marina shpëton anijen me katër njerëz në bord

Fiket motori i peshkarexhës, marina shpëton anijen me katër njerëz në bord
Një anije peshkimi ka kërkuar ndihmë në Qendrën Ndëroperacionale Detare.

Anija ka pësuar avari në motorin që është fikur në mes të detit, duke e lënë motopeshkatoren me katër peshkatarë në bord, në mëshirë të dallgëve.

Anija e Forcës Detare "Bora" shkoi në vendngjarje duke u ardhur në ndihmë ekuipazhit dhe peshkarexhes “Andi 2”, me tonazh 100 tonë.

Motopeshkatorja u ankorua në bazën ushtarake-detare të Porto Palermos.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: