“Drama” e rënies në Shkodër/ Komedi në Durrës me trajnerin, ikën sërish Nica, vjen Begeja

“Drama” e rënies në Shkodër/ Komedi në Durrës me trajnerin, ikën sërish Nica, vjen Begeja
 

Dorëheqje pas humbjes me Luftëtarin, rikthim për 24 orë pas bisedimeve me presidentin Hasanbelliu, dhe përfundimisht vjen largimi i trajnerit Stavri Nica. Drama e mbijetesës shoqërohet edhe me komedinë e dorëheqjes, e rikthimit e zëvendësimit të trajnerit.

Stavri Nica e drejtoi vetëm katër javë Teutën, duke zëvendësuar Gugash Maganin.

Ish-sulmuesi i njohur durrsak, Gentian Begeja, mori sot drejtimin e ekipit.

Aktualisht Teuta ndodhet në vend të parafundit, me 17 pikë, një pikë pas Vllaznisë, dhe e shkëputur ndjeshëm nga ekipet e tjera që rrezikojnë rënien.

Në këto pozita, përveç dramës që po e shoqëron dy klubet historike për mbijetesë, situata me trajnerin në kampin durrsak tingëllon paksa edhe komike.

/a.m/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: